Kryeministri i vendit Edi Rama reagon sërish për Teatrin, por kësaj here mesazhin e tij e vesh me një shprehje të shkrimtarit të njohur brazilian, Paulo Coelho.

Ndërsa një ditë më parë e quajti opozitën dhe artistët minorancë dhe shtoi se qeveria do vijonte me projektin e Teatrit të Ri, sot kryeministri shtoi se Zoti atyre iu shtonte inatin, ndërsa qeverisë së tij takatin.

Pak minuta më parë, përmes shprehjes së Coelhos, Rama flet për njerëz që jetojnë gjithmonë në luftë me të tjerët dhe veten, e kjo, sipas tij i bën të shpikin vepra teatrale imagjinare.

STATUSI I PLOTË
Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.
Paulo Coelho

  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: