Kryetari i PD, Sali Berisha, nga selia e PD, deklaroi për mediat se protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë protestat e opozitës kundër 3 institucioneve, Kryeministria, Kuvendi dhe ministria e Energjisë.
Berisha tha se aksioni nuk ndalet deri në largimin e Edi Ramës.
“3 do të jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria ndërtesë e krimit ku ky hajdut mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin shkresa për të vjedhur qytetarë shqiptarë; pluramenti që asgjëson ligjin dhe Surreli pallati i krimit, rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel”, tha Berisha.
Sali Berisha: Ju shpreh mirënjohjen më të thellë ju, dhe atyre që iu përgjigjën thirrjes së PD në një protestë historike. Duhet ta kuptojë secili prej nesh misionin, nëse në protestat e para 11 majit ne u ngritëm për të shpëtuar PD, pluralizmin politik, ne jemi në këmbë për të shpëtuar demokracinë, familjen.
Ky është misioni më i lartë sublim, më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90. Ky është misioni që do përcaktojë fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare. Të betohemi që ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore, ne jemi të pamposhtur dhe nuk mundemi kurrë. Kemi para një kufomë politike, që do ta groposim dhe arkivojmë.
Aksioni nuk ndalet deri në largimin e Edi Ramës. 3 do të jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria ndërtesë e krimit ku ky hajdut mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin shkresa për të vjedhur qytetarë shqiptarë; pluramenti që asgjëson ligjin dhe Surreli pallati i krimit, rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel.
Kush urdhëroi pengmarrjen? Edi Rama urdhëroi të merrej peng. Mirlinda Karcanaj është viktimë.
Në protestë ftova dhe ftoj të gjithë ata shqiptarë që e ndjejnë se Edi Rama nuk duhet të rrijë një orë e më parë.
