Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës në listën e hapur, Edith Harxhi shprehet optimiste për fitoren e saj në garën elektorale të 11 majit. Harxhi, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, deklaroi se PD do të jetë forcë e parë në 12 maj, teksa ka treguar disa risi të organizimit të fushatës së saj këtë vit.

“Fushatën këtë radhë po e bëj ndryshe, edhe pse jam në 2 degë të ndryshme. Kam bërë një netëork me palcën e PD, njerëz që i janë bashkuar PD që prej viteve ‘90.

Janë pjesë e shtabit tim elektoral, të cilët më kanë ndihmuar të takoj sa më tepër njerëz. Unë po lëviz në të gjithë qarkun e Tiranës dhe po shoqërohem nga plejada e PD, kjo më nderon”, tha Harxhi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb