TIRANE

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me anë të një statusi në Facebook thotë se prodhuesit e vegjël nuk mbështeten nga qeveria ndryshe nga sa ndodh në Gjermani, Francë dhe Itali.

E si të mos mjaftonte kjo, vijon Panariti, policët kanë filluar të gjobisin e konfiskojnë barinj, baxhoxhinj dhe kopshtarë.

STATUSI I PLOTE
Është gropa e hapur e ekonomisë! Përndjekja dhe mos mbështetja e prodhuesve dhe përpunuesve të vegjel te ne, kinse për mos respektim të standarteve të higjienes së ushqimit, është kundërtendencë evropiane!

Por mbi të gjitha është fatale dhe shkatërrimtare për fermën dhe bujqësine tonë.
Gjermania, Franca, Italia etj, kanë në qender të politikave agroushqimore prodhuesin dhe perpunuesin e vogël dhe të mesem, si më cilesorin dhe më të sigurtin. Sepse është ky që prodhon, perpunon dhe tregeton aty ku ka lindur dhe banon, sipas traditave dhe zakoneve shume vjeçare.

Sepse prodhuesi i vogel pergjithesisht, nuk perdor as ngjyrues, as aromatizues, as konservues sintetike ne ushqim. Nuk perdor as sulfamide as antibiotike, nuk perdor fara OMGJ…. Keto i perdorin industrialistet ushqimore si kozmetike dhe kamuflim të shijes ngjyres dhe aromes se ushqimit. I perdorin pa kursim dhe shpesh jashtë normave! Prandaj BE gjurmon dhe zbulon pikerisht keto ndotes, “moderne” të cilët i cileson si vrases te heshtur. Po ne? Ne nuk merremi fare me to! Ne nuk bejme monitorime dhe analiza sepse nuk financojme kerkimin, shkencen dhe laboratoret ! Prandaj jemi në meshire te fatit! Nderkohe me zell dhe pasion u jemi qepur me police barinjve, baxhoxhinjeve, kopshtareve duke i dermuar me gjoba dhe konfiskime. Ata jane armiku për tu asgjesuar! Dhe keshtu i hapim gropen vetes dhe ekonomise!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb