Eduard Halimi ka reaguar ashpër lidhur me rrethimin dhe paralizimin e televizionit kombëtar News24 nga forcat e policisë.

Ai thekson se ndërhyrja për “lirimin” e godinës së News24 nuk është thjesht një çështje e kontratës së qiradhënies, që duhet të zgjidhet në mënyrë gjyqësore sipas Kodit të Procedurës Civile, por një provë për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Halimi përmend vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ICSID, që kërkojnë garanci të forta procedurale dhe mbikëqyrje gjyqësore efektive përpara çdo ndërhyrjeje në ambientet e mediave.

Sipas tij, shteti duhet të ketë një bazë ligjore të qartë dhe të shmangë çdo veprim që paralizon funksionimin e mediave, duke nënvizuar se detyrimi pozitiv i shtetit është të mbrojë pluralizmin mediatik, jo ta dobësojë atë përmes masave policore.

Halimi e përshkruan paralizimin e News24 si përdorim të “policisë së pushtetit” kundër lirisë dhe funksionimit të një televizioni kombëtar, duke e vënë në fokus këtë si një problem shumë më të madh sesa një çështje e thjeshtë kontrate qiraje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb