Në shtëpinë e Milanit lëvizjet e merkatos nuk ndalen. Mbërritja e Fullkrug-ut në Milano mund të sjellë ndryshime në repartin ofensivë, ku një largim duket gjithnjë e më i mundshëm. Kandidati kryesor është Christopher Nkunku, blerja e shtrenjtë e verës së kaluar, që nuk ka bindur dhe nuk gjen hapësirë në skemat e Allegrit, edhe për shkak të konkurrencës me Leao-n dhe Pulisic-un. Klubi po studion mundësinë e një largimi që në janar, ndoshta me formulë huazimi të kushtëzuar.
Sulmuesi francez nuk ka mundur dot të shënojë asnjë gol deri më tani në Serinë A në 11 ndeshje ku është aktivizuar. Ndërkohë sa i takon blerejes më të fundit atë të Niclas Fullkrug, sulmuesi gjerman ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë nga klubi kuqezi, për tu vënë menjëherë në dispozicion të teknikut Max Allegri.
Në të njëjtën kohë, Milani po mendon edhe për të ardhmen e portës. Negociatat për rinovimin e Mike Maignan-it janë në ngërç dhe drejtori sportiv Igli Tare ka nisur të lëvizë për një alternativë. Emri në krye të listës është Hugo Souza, portieri 25-vjeçar i Corinthians, i vlerësuar mes 10 dhe 15 milionë euro dhe protagonist i një sezoni shumë pozitiv në Brazil. Nëse Maignan nuk rinovon, Souza shihet si trashëgimtari i tij i mundshëm në portën kuqezi.
