Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Log” solli në kujtesë një ngjarje të vitit 1998, për të shpjeguar se dorëheqja nuk mund të tërhiqet pasi ka efekte ligjore.

Vangjeli tha se në shtator të vitit 1998, Fatos Nano, kryeministër në atë kohë depozitoi paradite dorëheqjen në presidencë, ndërsa pasdite ndryshoi mendje dhe kërkoi ta tërhiqte. Por kjo nuk u pranua.

Lorenc Vangjeli: Një kryeministër (Fatos Nano) ka depozituar dorëheqjen tek presidenti i republikës, dhe pasdite iu prish mendja dhe kërkoi të dorëhiqej nga dorëheqja dhe presidenti nuk ja lejoi. Është histori dramatike. Bëhet fjalë për Nanon dhe Mejdanin në shtator të vitit 1998.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb