Me një “final-four” që do të zhvillohet në “Air Albania”, mos prezenca e Tiranës u përjetua si një dramë në radhët e bardhebluve, nuk e pritën mirë as rivalët e tyre të përjetshëm, Partizani, por për fat të mirë, Tirana i falet Egnatias. Suksesi i ekipit të Tetovës u festuan gjatë në Rrogozhinë, por e sigurt është se është festuar shumë edhe në Tiranë, pasi fal triumfit në Kupë, Egnatia i dhuroi Tiranës një biletë për në Evropë.

Tirana është më shumë fat që e sheh vetën në Conference League, jo vetëm që erdhi nga këmbët e Egnatias, por për përcaktues është fakti që Skënderbeu e ka të ndalur të luajë në Evropë, pra Tirana i merr vendin e katërt Skënderbeut.

Të kualifikohesh në këtë mënyrë sigurisht që nuk lë një shije të mirë, por Tirana mbush arkën pasi ky sigurojnë minamalisht 350 mijë euro vetëm nga pjesëmarrja në Evropë. Jo vetëm kaq, por falë koeficientit më të mirë, Tirana siguron një vend në vazon e ekipeve të forta në turin e parë të Conference League, ndryshe nga Egnatia apo Vllaznia, ekipe që pavarësisht se e mbyllën përpara tyre janë të detyruar të vendosen në vazon ku bëjnë pjesë ekipet jo të forta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: