Egnatia siguroi fitoren e parë për këtë vit, e bën diçka të tillë në transfertë përballë Laçit. Rrogozhinasit marrin një trepikësh me shumë peshë në garën e tyre për një vend në Evropë.
Golin e fitores për Egnatian e shënoi Paulauskas në minutën e 23-të, një kundërsulm i shpejtë që kapi të papërgatitur mbrojtjen kurbinase.
View this post on Instagram
Me këtë sukses, Egnatia ngjitet provizorisht në vendin e 4-ët në kuotën e 30 pikëve. Një fitore minimale siguroi edhe Kukësit përballë Kastriotit. Verilindorët rikthehen shpejt tek fitorja, ndaj krutanëve kishin rëndësi vetëm 3 pikë. Golin e fitores për Kukësin e shënoi Edi Basha në minutën e 49-të. Me këtë trepikësh, Kukësi ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 25 pikëve.
