Para takimit ndaj Partizanit, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh se ekipi i tij do tentojë vetëm suksesin në këtë ndeshje.
“Mendoj që gjendja ime është e mirë, po shkon drejt rikuperimit dhe të mos kemi më situata të tilla. Faleminderit. Trofeu është një vlerësim si nga futbollistët, kolegët, gazetarët dhe nga opinioni sportiv për herë të dytë, do të thotë që është bërë një punë e mirë si nga lojtarët, stafi dhe familja Egnatia. Jam shumë i lumtur për këtë trofe të dytë, por pa vazhdimësi asnjë sukses nuk bën dritë.
Skuadra është e plotë, kemi mungesa vetëm për skualifikime, është Ruçi dhe Haime. Është afruar Xheferson por nuk është 100% e formës së tij, kështu që do të jemi të kujdesshëm, megjithatë pjesa e grupit është.
Ekipi ka punuar mirë, presim Partizanin, që momentalisht ka fitore rresht, është ekipi më në formë, por ne do të jemi të kujdesshëm te ajo që prodhon Egnatia. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e bukur, se ato me Partizanin kanë dhuruar emocione të bukura, si në lojë ashtu edhe në rezultat, por shpresojmë për më të mirën”, tha ai.
