Të qetë në krye, pa asnjë objektiv konkret në dy javët e fundit, por Egnatia nuk preferon të ul ritmin, edhe ndaj Dinamos zbresin në fushë për të fituar, për më tepër që grupi tani është i plotë. Edlir Tetova, në konferencë për shtyp ishte i qartë në këtë pikë:

Ndeshja me Dinamon– “Na kthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar dhe të skualifikuar, do jetë një ndeshje me intensitet dhe të fitojë më i mirë. Kthehen lojtarët dhe do të kemi më shumë mundësi përzgjedhje. Do të fokusohemi te ndeshja pa kthyer kokën pas”, u shpreh Tetova.

Finalja e Kupës- “Përtej asaj që bën Kukësi në kampionat, mendoj se është një ekip dinjitoz për finalen. Nuk ka skuadër të lehtë, mendoj që do jetë e vështirë si një finale që është. Shpresoj që edhe këtë vit ta kurorëzojmë me sukses Kupën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: