Egnatia ndërhyn në merkato. Klubi rrogozhinas ka firmosur me sulmuesin e njohur Kastriot Selmani.Selmani, i cili vjen nga Drita, ka firmosur për 2 vite.
“Kastriot Selmani pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sulmuesi ka nënshkruar kontratën për 2 vjet. Mirë se erdhe dhe suksese!”- shkruan klubi.
Egnatia synon që në sezonin e ri futbollistik të përsërisë suksesin e këtij sezoni.