Edlir Tetova, trajneri i Egnatias doli në konferencë para finales së “Final Four” ndaj Partizanit.

“E mbyllët sezonin të parë dhe për fatin e keq tuajin luani një finale për titullin. Si ndiheni? Na vjen keq sepse kemi udhëhequr që nga java e 3-të.

Atmosfera? Skuadra është maksimalisht e përqendruar dhe ne kemi përgatitur gjithçka në detaje dhe besoj që do të bëjmë më të mirën.

Llogaritë? Normalisht gjithçka është e detajuar, pasi është finale. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre.

Pikat e dobëta të Partizanit? Nuk dua të shprehem për këtë pjesë. Gjithkush merr masat e tij.

Lojtari i Partizanit që do të hiqje? Nuk do të hiqja asnjë lojtar, pasi mendoj vetëm për ekipin tim dhe të japim maksimumin.

Eksperienca? Nuk besoj se vlen eksperienda. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im pas Kupës ka një entuziazëm dhe jam i bindur se do të japim më të mirën.

Superkupa? Është diçka të tjetër dhe besoj se kjo do të ketë një dinamik tjetër.

A është gati psikologjikisht? Rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit të luajë në finale dhe finalja e Superkupës dhe ajo e nesërma nuk kanë asnjë lidhje.

Një koment për positmet e Partizanit? Nuk komentoj çfarë bën ekipi kundështar, unë jam i fokusuar te ajo çfarë ekipi im do të japë në fushën e lojës.

Strategji? Finalet janë për lojtarët dhe unë mendoj se stategjitë janë të pranishme. Janë dy skuadrat që kanë përfunduar të parët dhe të dytën në Superiore”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb