Edlir Tetova, numri një i stolit të Egnatias, dha opinionin e tij pas fitores ndaj Tiranës.
“Mendoj që në pjesën e parë s’bëmë mirë, ishim të sthurur, shumë pasime gabim. Në pjesën e parë merituam të pësonim gol edhe pse Dajsinani ishte në formë sot. Duke ditur që terreni s’të lejon shumë të luash, pavarësisht si duket nga TV, në fushë kishte probleme. Por në këtë moment të rëndësishme janë 3 pikët.
Tranzicionet e Tiranës kanë ardhur nga gabimet tona në pasime. Ata s’është se na kanë marrë topin dhe janë nisur. Kjo vjen nga fusha. Në momentin që ti bën një pasim, je i detyruar që të prekësh topin dy herë, ma thanë lojtarët. Në pjesën e dytë ishim në ekuilibër.
Vendi i parë? Duhen parë ndeshjet javë pas jave. Kështu i kemi pikat tona, të shohim kundërshtarët e radhës. Ekipi të jetë në manovër dhe të luajë futboll”, tha Tetova.
