Një vit pas ardhjes në jetë të Trev, DJ Dagz dhe Einxhel kanë zbuluar portretin e të voglit.

Çifti ka realizuar një dedikim dashurie për gëzimin e tyre të parë, një këngë të titulluar “Dhurata”. Përveç shumë momenteve të bukura së bashku, në video shfaqet edhe Trev.

“Ju prezantojmë me Trev. Dhuratën më të madhe të jetës tonë”, shkruan Einxhel përkrah një fragmenti të shkëputur nga kënga.

Në një postim më të hershëm, Einxhel shpjegon edhe idenë e këtij projekti tashmë të realizuar më së miri.

“Prej një viti ky projekt fle në ëndrrat tona dhe më në fund u bë realitet. Kemi menduar shumë se cila mund të ishte dhurata e duhur për 1-vjetorin e Trev, e ndërkohë dhe mënyra për ta gëzuar të gjithë së bashku këtë lumturi tonën, ndaj vendosëm ta përjetësonim në këtë këngë festash! Sigurisht kishte ardhur dhe momenti që dhuratën tonë më të çmuar ta ndanim dhe me ju, kryesorin që na frymëzoi për këtë këngë, Trev. E krijuar me shumë dashuri e përkushtim nga ne të dy dhe një ekip i mrekullueshëm, që të vijë në shtëpinë tuaj këtë prag festash, si dhuratë për këdo që ju do zemra juve! Prej nesh për ju, festofshin zemrat tuaja çdo ditë plot gëzim e dashuri!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: