TIRANE

Numërimi mbrapsht ka filluar. Janë thuajse 24 orë që na ndajnë nga finalja e madhe e BBV, ku luftojnë për cmimin e madh, Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo.

Ndërkohë që emocionet e finales po ndihen, banorët kanë nisur të imagjonojnë se si do të jetë jeta e tyre jashtë mureve të shtëpisë më të famshmë në Shqipëri.

Heidi dhe Romeo me shaka iu kanë thënë banorëve se imagjinoni që kur të dalin jashtë ata të dy të thonë se e gjitha kjo ishte për lojë.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Imagjinoni sikur…

Heidi: O njerëz po mendonim… Imagjinoni, i thashë unë Romeos, kur të dalim të më thotë Romeo, mirupafshim se e gjithë ishte një lojë,

Romeo: E mendoni dot? Dmth Heidi është Romeo, unë jam Heidi. Mbaje telefonin ndezur se do të të marrë unë.

Gjithë kjo situatë ka shkaktuar të qeshura tek banorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb