TIRANE- Nën moton “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”, Zonja e Parë Odeta Nishani, e shoqëruar dhe nga zëvendësministrja e MMSR, Bardhylka Kospiri morën pjesë në aktivitetin ndërgjegjësues të atyre që janë me sindromin down. Në ditën e Shëndetit Mendor, 10 Tetor, ata kanë ecur në këmbë përgjatë bulevardit “Zogu 1”, çdo fëmijë ka shoqëruar një bashkëmoshatar me sindromën down.
Zonja Nishani kërkoi më tepër përgjegjshmëri në lidhje me këta fëmijë në mënyrë që të kontribuojmë sa të mundemi për t’i trajtuar si të jenë normale dhe njoftoi se mbrëmja gala e fundvitit do i kushtohet atyre.
“Muaji i sensibilizimit të sindromës down, të kontribuojmë së bashku për t’i bërë pjesë aktive të komunitetit ku jetojmë këta fëmijë të mrekullueshëm”, shkruan Zonja Odeta Nishani në rrjetin social “Facebook”, duke bashkangjitur edhe disa foto nga ky aktivitet.
Gjatë ditës së sotme janë parashikuar një sërë aktivitetesh që kanë në qendër të vëmendjes këta fëmijë.
(el.sp/BalkanWeb)
