Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e të riut në Kosovë. Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi. “Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i të riut. Ndërkohë që mediat kosovare shkruajnë se një javë më parë viktima i kishte dhënë fund martesës me ish-missin e Kosovës, Besa Gashi. Pas disa vitesh martesë, çifti kishin vendosur të ndahen nga njëri-tjetri. Ata po ashtu i larguan edhe të gjitha fotografitë që i kishin së bashku nga rrjetet sociale.
Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, por kishin vendosur t’i jepnin edhe nga një shans njëri-tjetrit.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë. Albert Krasniqi raportohet se ishte i kërkuar nga Policia për dhunë në familje.

Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”. Postimi i fundit që Albert Kransiqi bëri në rrjetin social Instagram. Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhin e ndërtesës ku banonin në Prishtinë.
Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar i është sekuestruar dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: