Ekipet përfaqësuese rajonale të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastrës për grup-moshat U-13, U-14, U-15 do të marrin pjesë në turneun “Janina Cup” që do zhvillohet në Greqi në datën 3 qershor 2023.

SHRFGJ falë edhe bashkëpunimit të mirë që ka me klubin PAS Janina ka marrë ftesën për t’u bërë pjesë e këtij turneu të përvitshëm me të trija ekipet përfaqësuese rajonale, një mundësi shumë e mirë për futbollistët e vegjël që të marrin eksperiencë të vlefshme duke luajtur bashkëmoshatarëve të tyre në Greqi.

Përveç ekipeve të Janinës dhe SRFGJ në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe dy klube të tjera greke, ndërkohë që kalendari i ndeshjeve do të përcaktohet nëpërmjet shortit që do të hidhet po atë ditë.

Ndeshjet e turneut do të luhen që të gjitha më datën 3 qershor në fushat pranë kompleksit të klubit PAS Janina, ndërsa kjo është hera e parë që ekipet përfaqësuese rajonale të SHRFGJ marrin pjesë në një aktivitet jashtë kufijve të vendit.

Stafet teknike kanë gjithashtu shansin të testojnë të gjithë lojtarët e vitlindjes 2009, 2010 dhe 2011.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb