Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Dakaj. Burime për News24 bëjnë me dije se ai ka humbur kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti dhe deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij, ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj.
Personi i fundit që ka patur kontakt me Dakajn, është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur,
Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle. Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.
News24 ka mësuar se pas humbjes së kontakteve me djalin e tyre në familjen e Pal Dakaj ka shkuar një person nga Durrësi dhe iu ka thënë se “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Më pas familja është informuar se trupi është në morg, por deri më tani nuk është hedhur dritë mbi rastin.
Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. . Miklovan Dakaj ka qenë I ndaluar në burg në Itali për 3 muaj dhe sipas të dhënave është i vetmi record kriminal që kishte.
