Në futboll, aq më tepër kur bëhet fjalë për gogla e short duhet të kesh dhe shumë fat. Fati këtë herë ishte me bardheblutë, me kampionët shqiptar, teksa goglat i rezervuan rivalin më pak të fortë të mundshëm, Dudelange, në turin e parë kualifikues në Champions League.
Ekipi nga Luksemburgu, në letër dhe në koeficient është një rival mese i pranueshëm, pikërisht atë që dëshironte trajneri Shehi dhe stafi drejtues i Tiranës. Pavarësisht emrit, në një prononcim për BalkanWeb, trajneri kampion në fuqi kërkon nga ekipi i tij përqendrim maksimal, impenjim, pasi ndeshjet fitohen në fushë:
“Jemi të kënaqur që nga 5 skuadrat e mundshme shorti na vendosi me Dudelange, ishte pikërisht ajo që dëshironim. Dudelange është një skuadër e fortë, por më pak e fortë se ekipet e tjera që mund të na binin në short. Koeficienti 8 i tyre e bënte atë skuadrën me koeficientin më pak të fortë se të tjerët.
Në do të futemi në fushë vetëm për të kaluar turin, por besoj se më të njëjtin objektiv do futen edhe rivalët. Duhet të mos udhëhiqemi me idenë se Luksemburgu nuk ka futboll, duhet përqendrim, impenjim maksimal dhe vlerësim për rivalin, nuk duhet të mendojmë më shumë se keq, u shpreh Shehi i pyetur nga BalkanWeb.
(BalkanWeb)
