BalkanWeb ka siguruar foton e viktimës Frrok Lleshaj, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.

Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu.

Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, një ish-efektiv policie u arrestua më vonë ne 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023.

Frrok Lleshaj, i dënuar me 21 vite burg për vrasje. Kishte vetëm 2 vite që ka dalë nga burgu. Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar.

Frrok Lleshaj1
Frrok Lleshaj1

Mësohet se në fillim vitet ’90 ka shërbyer edhe si efektiv policie. Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje por grupi hetimor po heton çdo pistë të mundshme.

Vrasja ka ndodhur me armë zjarri pistoletë në afërsi të banesës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb