E gjithë bota ka kthyer vështrimin nga Ukraina duke përjetuar me ankth atë që po ndodh. Në solidaritet të plotë është bashkuar edhe bota e futbollit duke ndërmarrë sanksione të forta mbi Rusinë. Regi Lushkja, është shqiptari i vetëm i cili luan në lindje të Evropës, shumë pranë konfliktit, aktivizohet tek Sheriff Tiraspol në Moldavi, një shtet kufitar me Ukrainën.

Në një lidhje live nga Moldavia, ekskluzive për News24 për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, Regi Lushkja foli për situatën në Moldavi, a ndihet aty kërcënimi rus? Ish mesfushori i Laçi, u ndal edhe në detaje të tjera, si është të lush futboll në një kohë kur në Ukrainë vijojnë bombardimet?

Lushkja zbuloi të vërtetën në lidhje me trajnerin e tij, Yuriy Vernydub, i cili pas sfidës me Braga në Europa League u largua drejt Ukrainës, vendit të tij, aty ku ndodhet edhe pjesa tjetër e familjes.

Mesfushori shqiptar foli edhe për përshtatjen me këtë realitet të ri, ku një ndihmë të madhe i ka dhënë edhe menaxheri i tij, Ledion Katundi, ndërsa shpreson që një ditë me Sheriff Tiraspol të luaj sërish në ‘Bernabeu’, përballë Real Madrid në Champions League, ndërsa mbetet në pritje të një ftesë nga ekipi përfaqësues. Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni videon e mëposhtëmve:
