“Njëra nga motrat e Jakupit, ka kryer vetëvrasje për shkak të dhunës dhe terrorit që ai ushtronte në familje.”.

Kjo ishte deklarata shokuese që bëri sot gazetarja Anila Ahmetaj, në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti. Ajo tha se Jakup Shahu, i cili akuzohet se plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu, e cila sot fatmirësisht doli nga rreziku për jetën, akuzohet nga familjarët dhe fqinjët e tij se ishte njeri i dhunshëm edhe me familjen e tij.

“Jeta në familjen e Jakupit ka qenë në kufijtë e tragjikes. Ai ka detyruar për shkak të dhunës, që të vetëflijohej, është vetëhelmuar. Thuhet se mund të jetë dhe motra tjetër, për shkak të terrorit. Ka pirë medikamente. Kjo gjë mendohet të ketë ndodhur dhe me motrën tjetër.”, tha gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: