Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, I ftuar në “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon, ka zbuluar eksluzivisht një bisedë mes Ron Yefet dhe dy personave të tjerë.

Ron Yefet:  Qeveria shqiptare jeni ju, ndërsa Gregori do të bëjë ristrukturim në USA, por qeveria jeni ju. Kjo është struktura dhe strukturën Gregori mund ta bëjë por lidhja me qeverinë dhe cdo gjë tjetër do të jeni ju. Duhet të jemi të heshtur dhe duhet ta bëjmë këtë në mënyrë shumë të butë. Do të ketë shumë zhurmë në media ndërsa ne e bëjmë këtë, do të ketë shumë lajmë por procesi do të bëhet. Unë vërtetë preferoj që ju të merreni me problemet tuaja.

Sipas pretendimeve të Ahmetajt, një pjesë e skemës lidhet me atë që ai e quan “modeli KAYO”. Ai pretendon se shteti krijon kompani publike si “mburojë” dhe më pas kalon pasuri ose kryen shërbime pa tender përmes partneriteteve me kompani private të lidhura me Ron Yefet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: