Historia që po trajtohet sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderators Evis Ahmeti, ka të bëjë me rastin e 3 fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën të mbyllur në banesën e tyre në Durrës, të vetëm dhe të uritur.

Nëna ka treguar detaje nga jeta e saj në studion e emisionit ku tha se kishte pasur një çështje gjyqësore të hapur në Shqipëri, pasi kishte pasur një martesë për letra, në këmbim të përfitimit financiar për fëmijën e saj, pasi ai vuan nga epilepsia. Ajo u denoncua publikisht nga ish-vjehrra e saj, me të cilën pati një përballje live, duke e kundërshtuar dhe duke drejtuar gishtin se e gjithë kjo shfaqje u inskenua nga ajo.

Por nga ana tjetër, ish-vjehrra tregoi se fëmijët, kur janë mbajtur dhe kanë qëndruar në ambientet e saj, nuk kanë qenë kurrë kështu në këtë gjendje. Nena e 3 fëmijëve tha se nuk do të hiqte dorë nga fëmijët e saj.

Ditën e sotme rrëfehet për herë të parë babai i 3 fëmijëve, i cili në një bisedë të gjatë me drejtuesen e emisionit, ka rrëfyer detaje nga jeta bashkëshortore, duke treguar se divorci ka ardhur si pasojë e tradhtisë nga ana e bashkëshortes.

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer se ish-bashkëshortja ka kryer veprime të turpshme me meshkuj të tjerë, edhe në sy të fëmijëve, video të cilat ai tha se i disponon.

“Mund të p një shishe birrë apo të vë ndonjë skedinë, por as nuk jam i alkolizuar e as nuk luaj kumar apo të shes shtëpinë.

Unë atë e kam kapur me dy persona. Si mund të lërë një baba nënën e tre fëmijëve të tij. E kanë parë edhe fëmijët kur ka kryer marrëdhënie, të flasin edhe fëmijët, kam edhe video. Ajo thoshte ka urdhër mbrojtje. Denoncimi është bërë sepse ish i dashuri i saj i ka gjuajtur ti biri dhe unë e kam kërkuar ta rrihja. Ajo më denoncoi në polici. Po kërkoja ish të dashurin, e kërkoj akoma dhe nëse e gjej e di un se çfarë do t’i bëj. E kam me video, më ka rrahur djalin e vogël”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb