Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra e më pas makina e tij u shty në ujërat e liqenit e Shkopetit, por gjatë rrokullisjes trupi i pajetë doli nga makina dhe u gjet në breg të liqenit.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, të autores Evis Ahmeti, babai i 23-vjeçarit ka treguar bisedën e fundit me të birin.
Ai ka zbuluar se Renisi i kishte thënë se po vinte në shtëpi, gjë që nuk ndodhi kurrë.
“Gjendja e bashkëshortes sime është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën.
Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha “Babi po nisem për në shtëpi”. I thashe “mirëardhsh”. Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi”, tha ai.
(BalkanWeb)
