Policia e Elbasanit ka shoqëruar Naldo Gjinin me banim në Lezhë, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, 43 vjeç, mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Mësohet se ky person ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Automjeti u gjet i djegur në Librazhd, në fshatin Mirakë, ndërsa brenda tij nuk kishte armë zjarri.

News24 dhe BalkanWeb mësojnë se Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb