Në Kuvend po diskutohet në lidhje me projekt buxhetin e vitit 2023.

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, nuk i kurseu ironitë, kur tha se buxheti që po diskutohet sot është më i miri, është ai që do ti japë fund varfërisë në vend dhe do tu japë shqiptarëve pagat e pensionet më të larta në Europë.

Ajo shtoi gjithashtu se janë “mediat e poshtra angleze” ato që po përpiqen të prishin imazhin e vendit dhe të kryeministrit dhe se shqiptarët në të vërtetë nuk ikin në Angli me gomone nga La Manche por me ahte për pushime.

“Kemi buxhetin më të mirë, do ta quajë Plani Marshall për ringritjen e Europës pas rrënimit të liftës. Buxheti që dëgjojmë sot duket sikur jetojmë në luks e begati të jashtëzakonshme.

Buxheti që ka zhdukur varfërinë, ka rikthyer pagat e pensionet më të mira në Europë, që ka rikuperuar e ulur taksa, e në fakt ka rritur ccmimet më të larta ndonjë herë.

Mediat e poshtra angleze që shkatërrojnë imazhin e mbretit tona se jahtet me të cilat shqiptarët kalojnë La Manchin se s’janë gomone por jahte.

Shqiptarët ikin për pushime e për të punuar e sjellë këtu paratë.

Fjalimet tona këtu nuk i dëgjon njeri, janë disa kukulla që i përdor mbreti për estradat e tij”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb