Vija e Ekuadorit, e cila konsiderohet si vija që kalon në mes të botës, dhe testi me hinkë dhe ujë që bëhet mbi këtë vijë, tërheq vëmendjen e turistëve.

Kjo vijë në ishullin afrikan kalon nga Gaboni, Republika e Kongos, Republika Demokratike e Kongos, Uganda, Kenia, Somalia, në kontinentin aziatik nga Maldivet, Indonezia, ndërsa në Amerikën e Jugut nga Ekuadori, Kolumbia dhe Brazili.

Vizitorët që vijnë në zonën ku kalon vija e Ekuadorit që kalon nga rajoni Masaka i Ugandës, në lindje të kontinentit afrikan, përjetojnë përvojën për të shkuar në jug ose veri të botës vetëm me një hap.

Gjithashtu edhe eksperimentet me ujë që bëhen në këtë zonë tërheqin vëmendjen.

Mbi vijën e Ekuadorit, në hemisferën jugore dhe atë veriore gjenden hinka të mëdha. Uji që derdhet në hinkën që ndodhet në hemisferën veriore zbrazet duke u rrotulluar në drejtim të orës, ndërsa në uji në gypin që ndodhet në hemisferën jugore zbrazet nga ana e kundërt. Uji në gypin që gjendet në pikën zero derdhet në mënyrë direkte.

Kalungi Hamgindon, një profesionist i turizmit, tha se vija e Ekuadorit tërheq vëmendjen e turistëve nga shumë vende të botës.

“Kjo është vija e Ekuadorit, qendra e botës. Jeni në qendrën e botës që konsiderohet se e ndan në dy pjesë të barabarta globin”, tha ai.

Një biznismen nga Turqia, Ilyas Bulut, duke folur për përvojën e tij, tha se eksperimentet me ujin që bëhen këtu tërheqin vëmendje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb