Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në “Studio 24”, ku foli mbi analizën që pritet t’i bëhen në laborator celularëve të bllokuar dhe që i përkasin njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut si dhe një numri të lartë biznesmenësh.
Lala tha se në SPAK ndodhen ekspertë të huaj, kryesisht amerikanë që pas vendimit të 19 marsit do të zhbllokojnë pajisjet elektronike të cilat do të kontrollohen në kuadër të hetimeve për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.
“Në momentin që ne flasim për zonjën Balluku rëndojnë dyshime për paracaktim të procedurave tenderuese në 11 raste.
Por nga zbërthimi i celularëve, dhe bëhet fjalë për një numër shumë të madh biznesmenësh, por dhe njerëzit më të besuar të Ballukut dhe bëhet fjalë për kqyrje të kohëve të fundit, pra për komunikime të dhjetorit 2025 dhe janar 2026, ku janë bërë dhe kontrolle cka do të thotë se Balluku ishte e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë biseda që mesa duket prokurorët janë duke insistuar për të shkuar drejt të dhënave që mund të zbulojnë veprave të tjera më të rënda penale por kjo mbetet për tu parë sic mund të jetë korrupsioni dhe pastrimi i parave”, tha Lala.
Klodiana Lala: Sipas procedurës, në momentin që GJKKO kishte autorizuar kontrollet, ka një ambient të posacëm që mbahen të gjitha provat materiale derisa bëhet kqyrja dhe zbërthimi i tyre. Aktualisht ndodhen në SPAK dhe pas vendimit të 19 marsit të gjyqtarit të GJKKO Erion Çela kalojnë tek eskpertët e specializuar ku ka dhe të huaj, kryesisht amerikanë dhe ekspertë evropianë, bëhet zbërthimi i këtyre pajisjeve dhe të dhënat harmonizohen me provat e tjera që janë në dosje.
Çfarë po kërkojnë prokurorët? Në momentin që ne flasim për zonjën Balluku rëndojnë dyshime për paracaktim të procedurave tenderuese në 11 raste.
Por nga zbërthimi i celularëve, dhe bëhet fjalë për një numër shumë të madh biznesmenësh, por dhe njerëzit më të besuar të Ballukut dhe bëhet fjalë për kqyrje të kohëve të fundit, pra për komunikime të dhjetorit 2025 dhe janar 2026, ku janë bërë dhe kontrolle cka do të thotë se Balluku ishte e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë biseda që mesa duket prokurorët janë duke insistuar për të shkuar drejt të dhënave që mund të zbulojnë veprave të tjera më të rënda penale por kjo mbetet për tu parë sic mund të jetë korrupsioni dhe pastrimi i parave.
Ky vendim ka një rëndësi të veçantë sepse paralelisht kemi zhvillime të rëndësishme në dy gjykata të tjera/
