Kur Adele u ngjit në skenë pak javë më parë si moderatore e emisioni “Saturday Night Live”, ajo përdori monologun e saj të hapjes për t’ju përgjigjur të gjitha thashethemeve për 45 kg që ka humbur.
“E di që dukem me të vërtetë ndryshe nga hera e fundit që më keni parë. Por, kjo për shkak të kufizimeve të COVID dhe ndalimit të udhëtimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por sipas disa ekspertëve nuk janë vetëm kilogramët e tepërta që kanë ndryshuar tek këngëtarja por dhe fytyra e saj e sila tani duket më e tërhequr dhe e rafinuar. Burimet thonë se fytyra e saj e re ka kushtuar rreth 5 milion dollarë!
“Ajo duket e mrekullueshme dhe nuk është kaq e lehtë të ketë arritur këtë rezultat në fytyrë vetëm nga humbja e peshës.” – thotë kirurgu Dr Dave E. David për “New Idea.”

“Ka zvogëlim të hundës së saj, e cila nuk mund të arrihet pa një ndërhyrje dhe ndoshta mbushës dhe Botox rreth syve dhe nofullës. Ajo ishte shumë e bukur më parë, por nuk kishte një strukturë të tillë kockore simetrike ”.

Sipas burimeve, Adele, 32 vjeçe, ka bërë dhe tërheqje lëkure pasi humbi kilogramët e tepërt pasi lëkura e saj kishte humbur elasticitetin.

Së bashku me shpenzimet e çdo trajtimi, Adele gjithashtu ka stilistin e saj personal, artistin e make-up, stilistin, shefin e kuzhinës dhe nutricionistin, dermatologun dhe trajnerin personal. Ajo madje shpenzon 5,000 dollarë në muaj në klasa të yogës dhe anëtarësimin e saj në palestër private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb