DURRËS

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur mbrëmjen e sotme në Katund të Ri, Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, mësohet se lënda plasëse u vendos në derën e dyqanit në pronësi të shtetasit Hysen Gashi.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, pasi është dëmtuar qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: