VLORË

Detaje të reja për ngjarjen në Vlorë ku mëngjesin e sotëm një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë iu vendos eksploziv.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se lokali “The Boss” ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Sipas burimeve nga policia eksplozivi ka qenë me fitil dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.

Pasi ka ndezur fitilin autori është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: