TIRANË- Analisti Edvin Kulluri ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se është e lidhur me krimin.
Gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, në News24 Kulluri u shpreh se asnjë qeveri e mëparshme nuk ka arritur të bëjë këtë që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama duke shtuar se në nivele më të larta kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta me krimin.
“Kur në Parlament ke deputetë kryesisht nga qeveria, apo edhe 2 -3 personazhe nga opozita që janë të mbështetur nga krimi për të hyrë në parlament nuk e di çfarë mund të bëjë policia e Shtetit? Kemi nivelin politik më të lartë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me krimin. Kjo qeveri është e lidhur me krimin…As Fatos Nano, as Ilir Meta, as Sali Berisha nuk kanë guxuar të krijojnë këtë kontekst. Çështja e përfshirjes së policisë në trafiqe narkotikësh, 2016 është libri më i zi i policisë së shtetit në histori dhe kjo për faj të politikës që u morën. Kemi me dhjetëra oficerë, nga nivele më të ulëta dhe të tjerë të përfshirë. Individë të nivelit më të lartë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me krimin. Ndikohet dukshëm në tenderë më të mëdha, emërimin e drejtuesve në institucione, këtu krimi ka hyrë në mënyrë kapilare në administratën publike. Është folur që eksponentë të krimit kanë emëruar shefa komisariatesh të Tiranës? Dhe i kanë paguar! Po!”, tha mes të tjerësh ai.
