TIRANE

Shtëpia Studio ‘Agolli’ e çelur tashmë në shtëpinë ku shkrimtari jetoi e punoi, deri në ditën e ndarjes nga jeta, ka çelur një ekspozitë me letra mes tij e bashkëshortes se tij. Letrat e dashurisë mes çiftit rizbulojnë një histori të gjatë dashurie e mbështetjeje, ndërsa u njohën e jetuan në kohë të vështira.

Ekspozita sjell letrat e tyre që përbëjnë një tharm jete, sipas drejtueses së shtëpisë muze. Po aq, mangalli i vjetër që qëndronte në qendër të dhomës, një gramafon, dhe kostumet e çiftit Agolli, u sollën nga familja enkas për këtë ekspozitë.

Letrat shënjojnë stacione të rëndësishme të jetës së shkrimtarit. Përmes objekteve e shënimeve që janë ofruar nga vajza e Agollit, Elona, ekspozita kujton shkrimtarit dhe gruan që e mbështeti në muajin e ikjes së tyre nga kjo jetë. Dritëro Agolli ka qenë shkrimtar i njohur shqiptar dhe po ashtu një emër i rëndësishëm për të majtën shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb