Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në disa vende të botës, në Itali, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Belgjikë.

Balla shprehet se arratisja nga drejtësia po merr përgjigjen e duhur çdo ditë dhe se drejtësia nuk harron.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Një person i dënuar për vrasjen e shtetasve me shumë se 30 vite më parë, u ndalua në Itali dhe u ekstradua gjatë natës në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu operacionet për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin nga vendet respektive kanë vijuar në shumë vende të tjera. Fal shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe njësive homologe, si dhe angazhimit maksimal të Policisë së Shtetit, dy operacione me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë çuan në ndalimin e dy të kërkuarve nga drejtësia shqiptare për krime kundër personit dhe për kultivim\trafikim të lëndëve narkotike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: