Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë, konkretisht nga Gjermania dhe Greqia, të shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike.

Balla u shpreh se vijon puna për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana e cila në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Gjermani dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik lëndësh narkotike”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: