TIRANE – Ekstradohet nga Italia 31-vjeçari Lulzim, alias Luis Dervishi, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare me 8 vjet burg për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Dervishi është arrestuar në flagrancë në vitin 2011 në Kavajë, me një sasi heroine në automjetin e tij.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar: Lulzim, alias Luis DERVISHI, 31 vjeç, lindur  në Kavajë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë , me vendimin Nr. 12-2012-1349, datë 09.05.2012, e ka dënuar me 8 vjet burg , për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”  parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në datën 02.02.2011 rreth orës 03.45 gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të policisë Kavajë janë kapur në flagrancë në mjetin e tip Mitsubishi me targë BE-5784, me lëndë narkotike (Heroine) shtetasit  Lulzim, alias Luis DERVISHI si dhe shtetasi  S.P. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: