Një kamionë ka shpërthyer në një rrugë të ngarkuar në qytetin e Guayaquil në Ekuador, nga ku mbeti i vdekur një person dhe dy persona të plagosur.
Majori Jorge Montanero i departamentit të zjarrfikësve të Guayaquil ka thënë për mediat se viktima ishte një shofer taksie që ndodhej aty pranë.
Ndërkohë, policia është duke inspektuar të gjithë zonën përreth.
Çfarë është shqetësuese është se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë dhe policia ka marrë masat për banorët në zonën ku ndodhi ngjarja, të evakuohen.
Shefi i policisë së Guayaquil, Francisco Zumárraga, ka thënë se do të gjejnë personat përgjegjës për këtë rast.
