Të paktën 50 të burgosur kanë humbur jetën në Ekuador, si pasojë e asaj që autoritetet policore e kanë përshkruar si një “veprim të bashkërenduar” të bandave kriminale.

Trazirat vdekjeprurëse shpërthyen në katër burgje në Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga.

Në rrjetet sociale policia e vendit konfirmoi vdekjet, duke theksuar se po punon në kontrollimin e trazirave. Media lokale raportoi se anëtarët e familjes thanë se ata kishin mësuar se të burgosurit nga disa pavijone kanë sulmuar një pavijon tjetër ku mbaheshin të paktën 50 të burgosur.

Sipas ministrit të qeverisë, Patricio Pazmino, përplasjet rezultuan nga një “veprim i përbashkët” midis bandave kriminale.

Presidenti Lenin Moreno tha se autoritetet policore po përpiqen të rimarrin kontrollin e burgjeve në Latacunga, Cuenca dhe Guayaquil.

“Organizatat kriminale kryen veprime të njëkohshme të dhunshme në disa burgje në vend. Ministri i qeverisë dhe policia po punojnë për të rimarrë kontrollin e burgjeve në Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga”, njoftoi policia në rrjetet sociale.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb