I ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur në lidhje me ekzekutimin e 37 vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Ai është shprehur se eksplozivi me shumë mundësi është vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Në lidhje me zgjedhjen e ekzekutimit me anë të tritolit, Dervishi shtoi se është një mënyrë e zgjedhur për të shmangur një skenë krimi dhe mundësinë për të gjetur gjurmë që e mund të lidhin skenën me ekzekutorin.

Ai ka shpjeguar se në lidhje me zgjedhjen e vendit të shpërthimit dhe aludimin se është një vend i zgjedhur për shkak të mungesës së mbulimit nga kamerat, nuk mendon se është ky rasti.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një krim i tillë i cili kushton në shifra deri në 100 mijë euro, kërkon një përgatitje të madhe, përfshirë edhe rastin e kamerave dhe faktin nëse dukej ajo pjesë e rrugës në to apo jo.

Ferdinand Dervishi: Besoj se eksplozivi është vendosur poshtë shoferit. Mbaj mend një njeri që njoh që i vunë bombë dhe më tha momentin që ka ndjerë shpërthimin nuk kishte ndjerë zhurmën vetëm avullin. Po të shohësh me kujdes kush vendos eksploziv e vendosin poshtë shoferin. Ky është një rast klasik.
Aty është një zonë që nuk ka mundësi të heqë dikush kamerat. Mekanizmi është ta shpërthejmë, po të kemi mundësi të shmangim dëmet anësore, nëse e ka objektivin përpara. Kemi rastin e Fierit, djali i terrorizuar si e vranë të atin thanë më vrisni me mua por i thanë jo ne mbaruam punë.
Nuk besoj se ka lidhje nëse e dinte apo se ku do ta shpërthente vrasësi, nëse kishte apo jo kamera. Unë e kam ndjekur dhe jam marrë me vrasjet me tritol dhe është një lloj krimi që shumëkush shtyhet të bëjë hakmarrjen me mina, dhe kjo mund të ketë një rast i minave me celular se pse nuk ka një vendngjarje që policia të gjejë diçka.
Nëse ndodh një vrasje normale është ndryshe. Në këtë rast vrasësi nuk lë asnjë provë aty, në kohë shumë të hershme i vunë një biznesi në rrugën e Durrësit tritol, u gjet një gjurmë gishti në plasmasin me të cilën ishte mbledhur dinamiti. Kjo është shumë e rrallë.
Krimi në Shqipëri po shkon drejtë metodave të sofistikuara ku mos lihet gjurmë. Një tjetër metodë është ai i zhdukjeve në Vlorë nuk ka fare skenë krimi.

Klodiana Lala: E kanë zgjedhur atë zonë për disa arsye. Është një operacion i cili kushton minimalisht 100 mijë euro. Kanë ikur kohërat kur kushtonin 20 po 30 mijë euro. Një vend i tillë është përzgjedhur sepse personi që ka pasur interes tregon mllef dhe ashpërsi për shënjestrën dhe e dyta tenton të përcjellë mesazhe. Nëse do të vritej tek banesa me qera nuk do të kishte asnjë dëshmitar. Është gjë tjetër kur e shohim ne me sy dhe është e ndryshme kur e vrasin në garazh. Jam tronditur kur e kam parë nga larg, imagjino. Nëse më parë kishte një rrugë që policia identifikonte nga vinte tritoli etj, sot policia ka shumë pak indicie të shkojë, sepse në se shkon tek personat e specializuar mund të ketë edhe një reduktim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb