Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një ditë pas krimit, policia ka gjetur makinën, me të cilën janë larguar autorët.

Mësohet se mjeti i autorëve është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës. Siç raportoi “BalkanWeb” një ditë më parë, pas vrasjes së të riut autorëve nuk iu është ndezur makina e tyre, ndaj dhe e kanë djegur në vendngjarje, duke u larguar me mjetin e viktimës.

Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po këqyret nga ekspertët për grumbullimin e provave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb