Gazetarja e News24, Xhensila Kodra raporton detaje të reja nga vendi i ngarjes së atentatit në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur shoferi i tij, Muçi Shaljani (Sheqeri). Ajo tha e Policia dyshon se autorët që ndodheshin në makinën tip “Toyota” kanë patur bashkëpunëtorë.
Kodra tha se krahas makinës së vrasësve, pranë vendit të ngjarjes janë filmuar nga kamerat edhe 2 automjete të tjera.
“Dyshohet se janë dhe dy automjete që janë vërejtur nga kamerat e sigurisë dhe nga dinamikat që ka siguruar policia në vendngjarja. Që janë parë duke lëvizur përgjatë kësaj zonë përgjatë intenerarit.
Njëkohësisht janë dy automjet që po verifikohen nga policia kush mund të jenë bashkëpunëtorët e tjerë të atentatorëve kryesorë”, tha ajo.
***
Gilmando Dani u lirua nga burgu në 6 tetor 2024, pasi u dënua me 12 vite burg si pjesë e grupit kriminal të Emiljano Shullazit.
