Ditën e sotme, në orën 10:00, do të dalin para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas burimeve hetimore, Sabah Nuzi dyshohet të jetë ekzekutori i Klevis Lleshit, për një shumë prej 50 mijë eurosh.

Në këtë ngjarje, Prokuroria ka identifikuar si urdhërues të dyshuar të krimit shtetasin Aurel Hoxha alias Kolaveri i cili aktualisht vijon të jetë në kërkim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb