Policia në Haiti ka bërë të ditur mbrëmë se ka arrestuar ish-senatorin haitian, Jean Joseph, në Xhamajka, nën dyshimin për përfshirje në atentatin ndaj presidentit Jovenel Moise.

Zëdhënësi i policisë Geri Desrosiers, ka thënë për Associated Press që Jean Joseph është në paraburgim duke mos dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, drejtoresha e policisë në Xhamajka, Stepanie Lindsey, ka thënë për AP se së bashku me Josephin janë arrestuar edhe dy persona tjerë, që autoritetet po tentojnë të konstatojnë nëse janë anëtar të një familje.

Ajo tha se ata u arrestuan dje, duke refuzuar sikurse kolegu nga Haiti të zbulojë detaje për operacionin e përbashkët të policisë.

Joseph politikan haitian dhe njëherit kundërshtar i ashpër i partisë së Moise. Ai është i dyshuari i dytë që është arrestuar në Xhamajka.

Në fund të tetorit u arrestuar edhe ish-ushtari kolumbian Mario Antonio Palasios. Së fundmi u ekstradua nga SHBA dhe pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb