Anis Hemissi është dënuar me burgim të përjetshëm prej 35 vjetësh për vrasjen e shqiptarit Alex (Flamur) Beqiri.
Beqiri u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe djatit të tij ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2020. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë. Një tjetër video, tregon momentin ku ekzekutuesi, Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e shqiptarit.
Mediet e huaja raporton se eleminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi. Beqiri ndryshe njihej dhe si producent.

Si ndodhi ngjarja?
Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea. Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte.
Policia në Suedi është duke punuar me Scotland Yard për rastin sepse ‘disa’ nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.
Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.
Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?
Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018. Në artikullin në revistën Grace Ormonde Wedding Style, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook. Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht’. “Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë,” tha ajo.
Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha: ‘Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim, dhe gjithçka u duk kaq perfekte. “Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë ‘Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”. Por dashuria e tyre do të shuhej shumë shpejt..
(BalkanWeb)
