Aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk u ekzekutua me snajper, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në SHBA.

Analisti Dorand Vojka, në një intervistë për emisionin “Log.” në News24, komentoi ndikimin e tij politik dhe polarizues. “Charlie Kirk arriti të bashkojë të djathtën, por nuk arriti të bëjë atë që bëri Martin Luter King”, u shpreh Vojka.

Ai theksoi se Kirk kishte fuqi bindëse, por krijoi edhe shumë armiq.

Dorand Vojka, analist nga Nju Jork: Charlie Kirk arriti të bashkojë të djathtën, por nuk arriti të bëjë atë që bëri Martin Luter King, që bashkoi popullin amerikan, sa i përket kurorëzimit të të drejtave civile në SHBA. Kirk ishte person shumë polar sa i përket mesazheve të tij. Mesazhet e tij nuk ishin bashkëbisedim, që të pranojë mendimet e të tjerëve.

Kirk kiste tendencën që të thoshte se ideja e tij ishte superiore. Ai ka lënduar njerëz të komuntetit të LGBT. Por, ai kishte aftësinë që të bindë dhe shumë njerëz. Ai kishte fuqi bindëse dhe kishte krijuar shumë armiq. Ata që kanë festuar për vdekjen e tij, iu ishte shpërlarë truri nga kundërshtarët e Kirk. Pavarësisht ngjarjeve të fundit, nuk ka dalje të situatës nga kontrolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: