GREQI- Një shqiptar është ekzekutuar natën e kaluar në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se ai është 36 vjeç por nuk e japin emrin. Shqiptari është gjetur pa jetë pas mesnate, në orën 00:30 midis rrugëve “Makri” dhe “Parnithos”, në lagjen “Kipseli” Athinë.

Sipas policisë greke ai ishte qëlluar me plumb në kokë. Dyshimet e para janë për larje hesapesh. Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda po hetojnë ngjarjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: