Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës këtë të hënë në zonën e Agios Panteleimonas, ku një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200. Ai ka pësuar një plagë të rëndë në kokë nga arma e zjarrit.

Policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb